Në tre të mëngjesit janë djegur disa vetura në afërsi të urës në Bit Pazar

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut informon se në ora tre të mëngjesit janë djegur disa vetura në afërsi të urës në Bit Pazar, njofton Portalb.mk.

“Më 08.05.2023 në ora 03.11 në SPB Shkup është paraqitur se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup ka shpërthyer zjarr në automjetet udhëtuese “Opel” me targa të Shkupit në pronësi të A.S. (41) nga Shkupi, “Folksvagen Golf” me targa të Gostivarit në pronësi të O.S. (46) nga Gostivari, “Pezho” me targa të Shkupit në pronësi të A.M. (27) nga Shkupi dhe “Audi” me targa të Shkupit në pronësi të A.M. (26) nga Shkupi”, thonë nga MPB.

Ata njoftojnë se zjarri është fikur nga Ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve Shkup, ndërkaq nuk ka të lënduar.