Në Tetovë u hap zyra për komunikim mes deputetëve dhe qytetarëve

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i shoqëruar me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, ka përuruar zyrën e deputetëve, ku qytetarët do të mund të bëjnë takime me deputetët, transmeton Portalb.mk.

“Gashi së bashku me Kasamin dhe deputeten Kaltrina Beqiri, bënë hapjen e zyrës së deputetëve për kontakt me qytetarët, të cilën e theksuan si një hap të rëndësishme që ka për qëllim t’ju ofrojë qytetarëve mundësinë për t’u lidhur drejtpërdrejt me deputetët dhe për të shprehur shqetësimet dhe propozimet e tyre”, njoftoi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Gashi pret që kjo zyre të  jetë “shtëpi për të  gjithë”, ku  qytetarët do të  jenë vazhdimisht në kontakt me deputetët.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të prezantojë dy mjete të reja digjitale – prashaj.sobranie.mk dhe kancelarii.sobranie.mk. Mjeti i parë synon ta bëjë punën e Kuvendit më të arritshme, më transparente dhe më afër qytetarëve. Ka transkriptim automatik, asistent të inteligjencës artificiale (IA) që kupton dhe komunikon në maqedonisht, ndërsa për dy muaj do të komunikojë edhe në gjuhë të tjera, dhe e zvogëlon ndjeshëm kohën për tu qasur në informacione specifike në lidhje me seancat e Kuvendit.

Mjeti i dytë është caktimi elektronik i një takimi me një deputet në zyrat e deputetëve në të gjithë vendin.