Në Shqipëri djalë dhe vajzë janë foshnjet e para të lindura për vitin 2024, ndërsa në Kosovë djalë

Në Shqipëri një djalë dhe një vajzë janë foshnjet e para të lindura për vitin 2024, ndërsa në Kosovë ka lindur një djalë, njofton Portalb.

Pak pasi akrepat kanë kaluar orën 00:00, një vajzë dhe një djalë kanë ardhur në jetë. Vajza ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”. Ndërkohë, djali ka lindur te “Mbretëresha Geraldinë”. Të dy gëzojnë shëndet të plotë.

Në ora 00:05 në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ardhur në jetë një djalë.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkoi dhe vizitoi nënën e re. “Jam shumë i lumtur me nënat të cilat i dhanë foshnjet e para. E kemi Rajanën pesë minuta para mesnatës dhe e kemi Naronin, pesë minuta pas mesnatës, edhe foshnjat dhe nënat janë mirë”, deklaroi Kurti.