Në shkurt u rrit numri i lejeve të dhëna për ndërtim në RMV

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit shkurt të vitit 2024 janë dhënë 387 leje ndërtimi, që është për 9.9% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 8.819.983 mijë denarë, që është për 10.9% më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 171 (44.2%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 119 (30.7%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 97 (25.1%) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 387 objekte, te 216 (55.8%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa te 171 (44.2%) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 951 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 78.892 m2.

Detaje më të hollësishme gjenden KËTU.