Në Shkup u mbajt stërvitje e madhe për raste tërmeti dhe krizash (FOTO)

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, së bashku me ekipin e Qendrës, sot morën pjesë në stërvitjen në qendër të Shkupit në “Parkun e Qytetit”, për të cilin bartës ishte Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Skenari i stërvitjes parashikon që Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) do të koordinojë dhe përcjellë vendimet dhe konkluzionet nga Shtabi i përgjithshëm në Shtabin Operativ, i cili nga ana e tij do t’i operacionalizojë ato, duke lëshuar urdhra për të gjithë personat përgjegjës në terren, përgjegjës për ekipet (MPB, ARMV, EShS, Ambulanca, Brigada Zjarrfikëse), përmes platformës NIKS, transmeton Portalb.mk.

Njoftimet nga ushtrimi duhet të regjistrohen në mënyrë të formatuar në Qendrën Operative Mobile të QMK-së ditën e ushtrimit.

“Qëllimi i ushtrimit, në qasjen e koordinuar për t’iu përgjigjur situatave të krizës dhe për të deklaruar mundësi të reja për bashkëpunim partneriteti së bashku me të gjithë aktorët përkatës në Sistemin e Menaxhimit të Krizave në nivel kombëtar, është të prezantojë kapacitetet, mundësitë dhe gatishmërinë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përndryshe, stërvitja nuk synon të luajë sistemin shtetëror për menaxhimin e krizave dhe ka për qëllim mbështetjen e Sistemit dhe arritjen e qëllimeve specifike individuale: promovimin e Ekipit Kombëtar të Ndihmës së Parë të Kryqit të Kuq të RMV-së; promovimn e një sistemi për ofrimin e mbështetjes psikosociale për KKRMV; promovimin e një sistemi për koordinimin e organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile në rast fatkeqësish/krizash dhe për përmirësimin e koordinimit dhe komunikimit të të gjithë aktorëve për menaxhimin e krizave në vend”, njoftuan nga QMK.

Pjesëmarrës në stërvitje janë: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për Menaxhimin e Krizave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ndihma mjekësore emergjente, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Radio Televizioni i Maqedonisë – informim mediatik për gjendjen e krizës, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve, Oda e Psikologëve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, Organizatat komunale të Kryqit të Kuq, ekipet e shoqatave kombëtare nga rajoni (Kroacia, Serbia, Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi dhe Gjermania), përfaqësues nga universitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekspertë të pavarur të fushës dhe organe të ndryshme nga Sistemi i Menaxhimit të Krizave (SMK), në nivel lokal dhe rajonal.

U bë e mundur pjesëmarrja shtesë e përfaqësuesve, forcave dhe aseteve vendase dhe të huaja të ndryshme nga ato të përmendura më sipër, me informacion paraprak dhe të qartë dhe me pëlqimin e vendosur për angazhim.