Në RMV janë privuar nga liria 11 shoferë për shkelje në komunikacion, shtatë pa patentë shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, njofton Portalb.mk.

Siç kumtoi MPB-ja, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara shtatë shoqefë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi (katër në Shkup, dy në Tetovë dhe një në rajonin e Kumanovës), një shofer nga Dibar ka drejtuar automjetin pavarësisht se ka pasur ndalesë aktive, ndërsa një shofer në Manastir ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit. Në Gradsko, një person ka drejtuar automjet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa në Koçan një person ka drejtuar automjet në kah të kundërt.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

Apelojnë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë marrë masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe së bashku të kontribuojmë për siguri në komunikacion .