Në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në RMV

Duke filluar nga sonte në mesnatë, çmimet e benzinës do të rriten me një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet me gjysmë denari. Ky është vendimi i sotëm i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), i cili rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.23 përqind, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 është 75.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 77.5 denarë, ndërsa Eurodizel BS (D-E-V) për 72.5 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri nuk ndryshon dhe mbetet 69 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit ulet me 0.806 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 35.621 denarë.

Komisioni thotë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht me 3.628 përqind për benzinën dhe 1.766 përqind për dizelin, ndërsa ka pasur rënie prej 0.022 përqind për vajin ekstra të lehtë dhe 2.563 përqind për mazutin.