Në Kuvendin e Shqipërisë me 74 vota u miratua Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion i propozuar nga PS ka kaluar sot në Kuvend me 74 vota pro dhe 6 kundër, raporton TopChannel.

Ky votim tregoi që disiplina mungoi në radhët e Rithemelimit pasi 5 deputetë, Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti dhe Albana Vokshi morën pjesë në votim duke ngritur kartonin e kuq, ndryshe nga sa bënë kolegët e tyre që bojkotuan procesin e votimit.

Kundër votoi edhe Agron Shehaj  që prej kohësh ka shpallur divorcin e tij nga Berisha.

Vetëm 74 votat e PS u miratua projekt vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm, për atë që nisur të cilësohet si Reforma 2 në drejtësi.

Shumica e deputetëve të Rithemelimit dhe ata të Lulzim Bashës nuk morën pjesë në votim, por 6 deputetë të opozitës që ishin në sallë ngritën kartonët e kuq.

Ndër deputetet qe votuan kundër spikati nënkryetari i grupit të PD, Ervin Salianji, i cili e ka kundërshtuar që në fillim pjesëmarrjen e opozitës në këtë komision. Kundër gjithashtu votuan edhe Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti dhe Albana Vokshi. Karton të kuq ngriti edhe Agron Shehaj qe prej kohesh ka shpallur divorcin e tij nga Berisha.

Projekt vendimi ngritjes të këtij komisioni nuk parashikonte debat parlamentar. Megjithatë Lulzim Basha shpalosi qëndrimin kundërshtues dhe e quajti këtë teatrin e radhës. Qëndrimet e zotit Basha u kundërshtuan nga ministria për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.

Vlen për t’u parë nëse socialistët do ta konstituojnë këtë komision të posaçëm cilësuar ri Reforma në Drejtësi 2 në kushtet kur opozita e kundërshton.  I votuar disa javë më parë në parlamentin komisioni i posaçëm parlamentar për ndërhyrjet e palëve të treta dhe Rublat ruse në politikën shqiptare, në mungesë të opozitës, nuk është formuar ende, pikërisht nga mos çuarja e emrave të anëtarëve nga opozita.

Kryesocialisti Edi Rama pritet t’ia besojë ish-ministrit Fatmir Xhafaj drejtimin e komisionit të posaçëm.

Komisioni që u votua pritet të mos ketë bashkëkryetar, pasi rezoluta nuk mori asnjë votë nga partitë opozitare. Të vetmit që dolën nga rreshti ishin deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sulaj që votuan kundër.

Kuvendi miratoi mbrëmjen e 27 majit me 76 vota pro të mazhorancës Rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Ky Komision do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare. Një ndër qëllimet e tij është hartimi dhe miratimi i një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për adresimin e sfidave përkatëse në këto fusha, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse.

Në draft theksohet po ashtu se pranë Komisionit të Posaçëm, për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj.

Ky Komision do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor, ndërsa në draft thuhet se në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.