Në katër ndeshje që u luajtën sot në Maqedoninë e Veriut, fituan tre ekipe shqiptare

Java e XIV-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut filloi sot me katër ndeshje, ku tre ekipe shqiptarë shënuan fitore, ndërsa vetëm Struga humbi, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija ripozicionohet në vendin e dytë pasi fitoi Tikveshin me rezultat 1-0, ndërkohë Struga ka humbur 1-2 si mysafir i Akademija Brerit.

Në të njëjtën kohë, Voska ka arritur si mysafir të fiton kundër Vardarit me rezultat 1-2, ndërsa Gostivari si vendas e fitoi Bregalnicën me rezultat 1-0.

Duke filluar në kohën e njëjtë, të dielën do të luan Sileksi kundër Shkupit, ndër Makedonija Gj.P. do të luan kundër Rabotniçkit.

Shkupi dhe Voska Sport janë dy ekipe shqiptare që kanë siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Maqedonisë.