Në ditën e dytë të konferencës, SMART Balkans ndau 12 grante rajonale për organizatat e shoqërisë civile

Në ditën e dytë të konferencës rajonale “SMART Balkans – Shoqëria Civile për një Ballkan Perëndimor të lidhur” me temë “Paqja dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor: Çfarë e kërcënon rajonin dhe si të shfrytëzohen mundësitë”, u ndanë 12 grante rajonale për organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnia dhe Hercegovina, shkruan Portalb.mk.

Konferenca filloi me ndarjen e pesë granteve rajonale për organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria dhe katër grante për organizata nga Kosova.

Duke dhënë këto grante, fokusi i “SMART Ballkans” është forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar organizatat civile të rrisin kapacitetet e tyre dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie paqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Në panelin e diskutimit të parë, folësit u përqendruan në çështjen e eliminimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave në Ballkanin Perëndimor.

Marija Risteska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Kërkim dhe Politikbërje, tha se mbrojtja e grave dhe vajzave nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e drejtave të njeriut, por është një komponent thelbësor për ndërtimin e një shoqërie që përpiqet për barazi gjinore, drejtësi dhe për paqe dhe prosperitet.

crpm, marijana risteska
Marija Risteska, Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra për Kërkime dhe Krijim të Politikave CRPM. Foto: Portalb.mk

Andrijana Qoviq nga organizata Femplatz nga Serbia tha se mënyra si mund të parandalohen rastet e vrasjes së qëllimshme të grave është duke punuar me të rinjtë për paragjykimet dhe diskriminimet në bazë të gjinisë që ata i kanë, me institucionet që duhet reaguar më shpejtë dhe duke e vlerësuar rrezikun që një grua mund të gjendet.

Ajo gjithashtu tha se hapi i parë që një shtet mund të ndërmarrë në lidhje me parandalimin e femicidit është që vrasjet e grave me motiv në bazë gjinore të trajtohen si vepër penale në vete, duke u klasifikuar si të tilla, gjë që do të mundësojë edhe më lehtë monitorimin e statistikave.

“Disa nga rekomandimet tona janë që krimet e femicidit të trajtohen si vepër penale në vete, që Maqedonia e ka bërë në mars të këtij viti. Duke e klasifikuar femicidin si vepër penale ne do të mund të monitoronim statistikisht numrin e rasteve të femicideve” tha Qoviq.

Ajo shtoi se gratë që janë shefe të sigurimit janë duke bërë shumë për parandalimin e këtyre rasteve, duke punuar me institucionet dhe gjykatat për të rritur kapacitetet e tyre.

Damir Zekoviq, nga Bosnia dhe Hercegovina tha se njerëzit në Ballkan nuk janë të dhunshëm, ajo që shohim ne është sjellje e mësuar nga trauma të caktuara prandaj edhe nuk mund të thuhet se ky problem qëndron vetëm në Ballkan por ekziston edhe në vendet tjera.

Pas përfundimit të panel diskutimit, pjesëmarrësit në konferencë u ndanë nëpër grupe për të diskutuar rolin e shefave të sigurimit, dhunën ndaj grave, fëmijëve dhe të rinjve në vende publike e kështu dhe parandalimin e dhunës në bazë të gjinisë. Më pas, konkluzionet nga bisedat e tyre nëpër grupe, pjesëmarrësit i ndanë me të tjerët në seancë plenare.

Konferenca përfundoi me nënshkrimin e kontratave të granteve rajonale.

Konferenca rajonale është pjesë e projektit SMART Balkans – Shoqëria Civile për Ballkanin Perëndimor të lidhur, i cili synon të kontribuojë në forcimin e demokracive pjesëmarrëse dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor, dhe zbatohet në partneritet ndërmjet Qendrës për Avancim. e Shoqërisë Civile nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje nga Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim nga Shqipëria. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.