Në Ditën Botërore të Miqësisë ndaje këtë me miqtë…

A keni menduar ndonjëherë se sa të rëndësishëm janë miqtë në jetën tonë? Shumë herë ne i përçmojmë ose nuk u japim rëndësinë e duhur. Pa ta, nuk do ishim i njëjti person  që jemi sot të jeni të sigurt, e në fund të fundit, ne jemi miqtë që kemi.

Prandaj, në Ditën Botërore të Miqësisë të shpallur nga OKB që përkon me datën e sotme, 30 korrik, është koha të reflektoni për miqësinë dhe miku që ju jeni për të tjerët dhe  të shprehni mirënjohjen ndaj miqve tuaj përmes këtyre mendimeve nga njerëz të famshëm që ka përzgjedhur Portalb.mk për ju.

Njeriu nuk mund ta zgjedh familjen biologjike, por mund ta zgjedh rrethin e miqve që është një familje jobiologjike që zgjedhim për veten. Janë njerëzit që na njohin më mirë, para të cilëve nuk kemi frikë dhe turp të jemi ata që jemi. Jemi të gabueshëm kësisoj pranojmë gabimin si diçka njerëzore bashkë me fajin. Jemi ata që themi ‘’ edhe ti, unë kujtova se veç unë’’ .

Është koha të artikulojmë një falemnderit për krejt kohën që na qëndrojnë pranë sa herë kemi nevojë për ta.

“Kush ka një mik, ka një thesar”. (thënie hebreje)

“Një mik i vërtetë është ai që të rri pranë, kur pjesa tjetër e botës të braktis.” (Walter Winchell)

“Një mik është dhurata që njeriu i bën vetes.” (Robert Louis Stevenson)

“Një miqësi e vërtetë ndërtohet me kalimin e viteve, është e pamundur të gjesh një mik të vërtetë brenda një dite, sepse me kalimin e kohës njerëzit tregojnë fytyrat e tyre të vërteta, për mirë ose për keq.” (Anonim)

“Një mik i vërtetë është dikush që është me ty në momentin kur për të më mirë do të ishte diku tjetër.” (Len Wein)

“Ai që kërkon një mik pa gabime nuk do ta ketë kurrë.” ( Hasidic)

“Një mik është dikush që kupton të kaluarën tënde, beson në të ardhmen tënde dhe të pranon ashtu siç je.” (Anonim)

“Çfarë është një mik? Një shpirt i vetëm që jeton në dy trupa.” (Aristoteli)

“Miqtë e mirë janë të mirë për shëndetin tuaj.” (Irwin Sarason)

“Janë ato që mund t’i telefononi në orën 4:00 të mëngjesit dhe që kanë vërtetë rëndësi.” (Marlene Dietrich)

“Jeta duhet të forcohet me shumë miqësi. Të duash dhe të të duan është gëzimi më i madh i ekzistencës.” (Sydney Smith)

“Miqtë e tregojnë dashurinë e tyre në kohë telashesh”. (Euripidi)

“Miqësia është më e vështirë dhe më e rrallë se dashuria. Prandaj duhet ta ruash gjithsesi.” (Alberto Moravia)

“Një vëlla mund të mos jetë mik, por një mik do të jetë gjithmonë vëlla.” (Dimitri i Faleros)

“Një mik është dikush që na njeh, por gjithsesi na do.” (Fr. Jerome Cummings)

“Është shumë e lehtë të jesh miqësor me miqtë tanë. Por të bëhesh mik i atij që të konsideron armik të tij është thelbi i besimit të vërtetë. Pjesa tjetër nuk është e rëndësishme.” (Mahatma Gandhi)

“Miqësia dyfishon gëzimet dhe e ndan ankthin në gjysmë.” (Sir Francis Bacon)

Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis (Sokrati)