Në disa pjesë të Shkupit do të jetë i kufizuar komunikacioni

Për shkak organizimit të tubimeve partiake nga disa parti politike, komunikacioni do të jetë I kufizuar në disa pjesë të Shkupit deri në orët e mbrëmjes, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak mbajtjes së tubimeve nga fushatat parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale 2024, më 21 prill në ora 13:00, para selisë së Bashkimit Evropian në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Njësia për Siguri në Komunikacion pranë SPB Shkup, do të marrë masa për regjim të posaçëm”, raportoi Ministria për Punë të Brendshme.

Në afërsi të selisë së BE-së pritet të mbahet tubimi i LSDM-së, ndërsa në ora  20:00 pritet Fronti Europian të organizon tubimin në sheshin “Maqedonia”. Kufizimet do të ndikojnë edhe në bulevardin “Koço Racin” dhe “Klimenti i Ohrit”. Në Shkup pritet të ketë tubim edhe nga partia ZNAM, para Bibliotekës “Shën Klimenti i Ohrit”

Kufizimet pritet të mbarojnë sot në ora 21:00.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon në mesnatën e 22 prillit.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet e rregullta parlamentare.