Ndryshime në çmimet e derivateve të naftës në RMV

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe të EURODIZEL BS (D-Е V) si dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2.00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 2.50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, ulet për 1.041 den/kg dhe tani do të jetë 38,965 den/kg.

Nga data 10.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • EUROSUPER BS – 95 do të shiten për 74,00 (denarë/litër)
  • EUROSUPER BS – 98 do të shiten për 76,00 (denarë/litër)
  • EURODIZEL BS (D-Е V) do të shiten për 66,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shiten për 66,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU do të shiten për 38,965 (denarë/kilogram).

Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara.