Ndërroi jetë një foshnje katër muajshe nga Struga

Një foshnje katër muajshe nga Struga, mbrëmë është dërguar pa shenja jete në Spitalin Përgjithshëm të Strugës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Ohër, transmeton Portalb.mk

Zëdhënësi Stefan Dimoski informoi se dje në ora 22:43 në DPB-Strugë, është raportuar se foshnja kishte ndërruar jetë.

“Një djalë katër muajsh nga një fshat i Strugës është sjellë nga prindërit në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pa shenja jete. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Emergjencës Mjekësore – Strugë, i cili ka bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar se ka vdekur”, tha Dimoski.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i foshnjës do të dorëzohet për autopsi.