Ndërroi jetë në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Ukraina heton vdekjen

Gazetarja ukrainase Viktoria Roshchyna ka vdekur gjatë kohës që ishte nën robërinë ruse, raporton Portalb.mk.

Autoritetet ukrainase kanë konifmuar vdekjen pas një hetimi të brendshëm mbi zhdukjen e saj.

Gazetarja ishte zhdukur në fillim të gushtit 2023.

Vitin e kaluar në fund të korrikut ajo kishte udhëtuar në Poloni para se të shkonte në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore.

Përfaqësuesi i Shtabit të Koordinimit të Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës Petro Yatsenko ka thënë se janë bërë përpjekje për të liruar gazetaren nga rusët, aty ku ajo mbahej me mbi 20 gazetarë të tjerë ukrainas.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se hetojnë vdekjen e gazetares.

Deri më tani Rusia nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me vdekjen e gazetares.

Roshchyna ka punuar për Radion Evropa e Lirë dhe për media të tjera.

Shumë organizata mediatike kanë reaguar për vdekjen e saj dhe kanë shprehur ngushëllime për familjen.