Ndërprerje e shërbimeve të Telekomit në RMV, janë dëmtuar kabllot gjatë punimeve

Përdoruesit e shërbimeve të Telekomit të Maqedonisë së Veriut këtë mëngjes janë përballur me padisponueshmëri apo cilësi të dobët të shërbimeve nga rrjeti i internetit e deri te bisedat telefonike në rrjetin fiks dhe celular, ndërkaq komunikimi me qendrën e kontaktit në lidhje me problemet ishte i pamundur, raporton Portalb.mk.

Siç njoftoi Telekomi, shkaku për ndërprerjet kanë qenë kabllot e dëmtuara në lokacione të ndryshme të shkaktuara nga aktivitete ndërtimore nga palë të treta.

“Ekipet tona me intensitet po punojnë në teren. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin”, thanë nga Telekomi.