Narrativa të rrezikshme që e rikthejnë retorikën e sulmit terrorist në Banjskë

Periudhën kur vendi hyri në një paqartësi tjetër institucionale si pasojë e mos zgjedhjes së presidentit të ri brenda afatit kushtetues, hapësira informative u mbush edhe me keqinformata, shkruan Sbunker.

Kanalet të ndryshme në Telegram u përpoqën të krijojnë narrativën sipas së cilës Kosova ndodhet në një moment dobësie politike, duke e interpretuar raportin mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti për çështjen e presidentit, si përçarje institucionale. Në këtë kontekst, postimet përziejnë spekulime politike, glorifikim të figurave të dhunshme nga e kaluara dhe referenca të drejtpërdrejta për sulmin terrorist në Banjskë, duke aluduar se mund të ndodh edhe akti i dytë pas atij të 24 shtatorit 2023.

Lexoni raportin e plotë: [https://sbunker.org/wp-content/uploads/2026/04/ENG.pdf]