MPJ: Qytetarët të shmangin udhëtimin në Niger, ata që janë aty të largohen menjëherë nga vendi

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Niger dhe mundësinë e përshkallëzimit të saj, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) apeloi qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet në këtë vend, transmeton Portalb.mk.

Atyre shtetasve që ndodhen në territorin e Niger, Ministria e Punëve të Jashtme u apelon që të largohen menjëherë nga vendi nëse kanë mundësi.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi gjithashtu se përmes Ambasadës në Kajro po punohet për evakuimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i cili ka kërkuar ndihmë.

“Për këtë janë duke u zhvilluar negociata intensive me partnerët dhe aleatët tanë, të cilët kanë përfaqësitë e tyre në Niger”, thanë nga MPJ.

Ministria apelon qytetarët që ndodhen në Niger dhe që nuk kanë lënë ende të dhënat e tyre, të kontaktojnë Ambasadën në Kajro në numrat e telefonit + 202 27 508 501; +201017810085; +201033615542 dhe e-mail adresën [email protected].

Po ashtu, qytetarët e RMV-së mund të kontaktojnë Ministrinë edhe në numrin e telefonit +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike [email protected].