Moldavia heton ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Në Moldavi po hetohet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen për pak ditë, raporton Portalb.mk.

Policia e Moldavisë ka njoftuar se ka bastisur shtëpitë e drejtuesve të një grupi që ka lidhje me sipërmarrësin pro-rus Ilhan Shor, në lidhje me ndërhyrje në zgjedhje.

Policia moldave ka akuzuar Shorin dhe Rusinë për përpjekje të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 20 tetor.

Së bashki be zgjedhjet do të mbahet edhe referendumi për futjen në kushtetutë të objektivit strategjik për anëtarësimin e Moldavisë në BE.

Shor i cili gjendet në Rusi i ka mohuar këto akuza.

Kujtojmë që marrëdhëniet midis Moldavisë dhe Rusisë janë përkeqësuar viteve të fundit.

Qeveria pro-perëndimore e Moldavisë ka akuzuar Rusinë se kërkon rrëzimin e saj dhe se ndërhyn në punët e tyre të brendshme.

Ndërkaq Rusia e ka akuzuar presidenten e Moldavisë dhe ekipin e saj për rusofobi.