Ministri Demiri paralajmëroi intensifikimin e inspektimeve në çerdhe dhe në qytete të tjera, jo vetëm në Shkup

Janë forcuar kontrollet inspektuese në kopshte në nivel shtetëror dhe zbulimi i fëmijëve pjesërisht të vaksinuar  kundër kollës së madhe, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë në qeverinë teknike, Ilir Demiri. Ai thotë se një urdhër të tillë tashmë e ka nënshkruar dhe se tashmë do të veprohet, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se këtë e kemi organizuar tashmë dy javë më parë. Është java e tretë që jam ministër i Shëndetësisë. Kijeni edhe këtë parasyshë. Pasi erdha, u veprova menjëher. Jo vetëm në territorin e Shkupit ku është shpallur epidemi, por në nivel shtetëror do të intensifikohen inspektimet dhe do të kërkoj që ata që nuk janë të vaksinuar të vaksinohen në çdo mënyrë. Po fëmijët që nuk janë vaksinuar do të kthehen nga kopshti edhe në qytete të tjera. Ai ka firmosur një urdhër të tillë”, tha sot Demiri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë të vonuara masat për inspektimet e jashtëzakonshme të IShSSh-së në kopshte, për të mos pranuar fëmijët pjesërisht apo tërësisht të pavaksinuar.

Ai thotë se deri më tani ka bërë deklarata publike se ata fëmijë që nuk janë vaksinuar duhet të kthehen nga kopshti dhe ka apeluar që të rritet vetëdija dhe rëndësia se çfarë do të thotë vaksinim.

I pyetur nëse ka të dhëna se sa vendime për ndalimin e fëmijëve në çerdhe janë nxjerrë deri më tani nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Demiri tha se nuk ka të dhëna të tilla.

Demiri përsëriti se Ministria e Shëndetësisë është në pritje të miratimit nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) që mjekët e rinj të angazhohen për të kryer praktikë me pagesë.

“Kemi kërkuar që për faktin se tashmë kemi një epidemi të shpallur në territorin e qytetit të Shkupit, të rritet numri i pikave të vaksinimit me qëllim të rritjes së numrit të vaksinimeve. Kemi kërkuar nga Ministria e Financave dhe Fondi i Shëndetësisë dhe ka kaluar në mbledhjen e qeverisë, presim të shohim nëse do të marrim miratimin nga KShPK-së. Nëse marrim përgjigje pozitive nga KShPK, atëherë mjekët e rinj mund të angazhohen rehat në stacionet e vaksinimit dhe numri i të vaksinuarve mund të rritet”, shtoi Demiri.

Me këtë, siç tha Demiri, mjekët e rinj do të jenë të kënaqur me praktikën e tyre dhe autoritetet do të kënaqen me rritjen e numrit të të vaksinuarve.

Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi javën e kaluar që Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSSh) të kryejë inspektim të intensifikuar në kopshte, për të mundësuar testimin në të gjithë vendin për pertusis, si dhe ruajtjen e një regjistri digjital të detyrueshëm vaksinimi.

Ministria e Shëndetësisë, një ditë më vonë, bëri me dije se ministri pranon rekomandimet dhe mori vendim duke urdhëruar Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor (IShSSH) të kryejë inspektime të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se sot, kopshtet kanë vazhduar të pranojnë fëmijë pa vaksinë DiTePer, pra fëmijë që nuk kanë marrë të gjitha dozat e nevojshme. Meta.mk thirrur në disa çerdhe, ndërsa drejtoreshat me të cilat kanë biseduar kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSSh) lidhur me ndalimin e pranimit.