Mijëra qytetarë në Shqipëri i bashkohen thirrjes së opozitës për protestë

Mijëra qytetare kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në një nga protestat që mund të cilësohet si më të mëdhatë e mbajtur ndonjëherë, raporton Syri.net.

Opozita shqiptare është bashkuar, dhe kjo protestë tregon se populli shqiptar ka pritur këtë moment për t’iu bashkuar asaj në mbrojtje të kauzave drejta të shqiptarëve.

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka hapur protestën duke dhënë mesazhin se sot ndryshe nga herët e tjera vijnë të bashkuar si një zë i vetëm kundër kryeministrit Edi Rama.

“Ajo që na ka sjellë këtu është e sotmja është ulërima e qytetarit është dëshira për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na ka thirrur në këtë protestë është grushti i mbledhur i atij intelektuali që zemërohet, është biznesi i vogël që i ngushtohet laku në fyt, është revolta e të riut e të resë që ja nxijnë jetën dhe dëshiron të largohet.

Është ajo drama e qytetarit shqiptar që është një udhëtim dantesk drejt ferrit.

Ndrsyhe nga herët e tjerët vijmë të bashkuar si një zë i vetëm kundër Ramës. Diktaturat nuk mund të lulëzojnë nëse ne jemi të bashkuar”, tha Boçi.