Mickoski paralajmëroi se për disa politikanë do të fillojnë së shpejti problemet për shkak të keqpërdorimeve në të kaluarën

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se i kupton politikanët në opozitë sepse janë të paduruar dhe mendojnë se zgjedhjet e parakohshme do t’i zgjidhin problemet. Por ai shton se për disa politikanë të opozitës, problemet që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e mëdha që janë bërë në të kaluarën nuk kanë nisur ende, transmeton Portalb.mk.

“Kam shprehur qëndrimin tim për këtë çështje. Unë i kuptoj politikanët në opozitë se janë të paduruar dhe se mendojnë se me zgjedhje të parakohshme do t’i zgjidhin problemet. Kam ndjesinë se për disa politikanë të opozitës problemet që lidhen me abuzimet e mëdha që janë bërë në të kaluarën nuk kanë nisur ende”, tha Mickoski.

Ndryshe, në fillim të muajit nëntor, opozita në Maqedoninë e Veriut pranoi propozimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare. LSDM-ja dhe BDI-ja u shprehën të gatshëm për zgjedhje të përbashkët parlamentare dhe lokale, pasi kryeministri Hristijan Mickoski më 31 tetor sfidoi partitë politike në vend që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe lokale.

Ndryshe, zgjedhjet e fundit të njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale. Sipas rezultate, Koalicioni VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, koalicioni i LSDM-së 18 deputetë, koalicioni Fronti evropian 18 deputetë, 14 deputetë fitoi koalicioni VLEN dhe nga gjashtë deputetë “Levica” dhe ZNAM.