Mickoski: Maqedonia qëndron pas SHBA-së lidhur me arrestimin e Maduros
Kryeministri Hristijan Mickoski sot arrestimin e presidentit venezuelas Nikolas Maduro nga ana e SHBA-së e krahasoi me qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj Maqedonisë dhe ndryshimit të emrit për shkak të sigurimit të kushteve për anëtarësim, si dhe ndryshimin e flamurit për shkak të anëtarësimit në KB dhe theksoi se ky lloj precedenti ka ndodhur tashmë në praktikën ndërkombëtare, njofton Portalb.mk.
Mickoski e konfirmoi qëndrimin e dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski se vendi qëndron pas hapit të Donald Trampit dhe SHBA-së për arrestimin e Maduros, si partner strategjik.
“Jam i shqetësuar për heshtjen shurdhuese të vendeve evropiane, në të kaluarën kur shkelej e drejta ndërkombëtare mbi varrin e Maqedonisë, ndërsa tani ato kanë një qëndrim mbi korrektësinë e veprimit. Pasi të bëni një përjashtim, atëherë ai bëhet praktikë dhe është çështje kohe kur do të godasë pas shpine”, tha Mickoski.
- LEXO: Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbaj takim të hënën për sulmin e SHBA-së në Venezuelë
- LEXO: Pas arrestimit të Maduro-s, Delcy Rodriguez u emërua presidente e përkohshme e Venezuelës
- LEXO: Trump: SHBA-ja do ta udhëheqë Venezuelën
- LEXO: Trump: E shikova si në TV arrestimin e Maduros, askush tjetër s’mund ta bëjë këtë
- LEXO: Autoritetet në Karakas nuk e dinë se ku ndodhen Maduro dhe bashkëshortja e tij
- LEXO: Trump: SHBA-ja e ka kapur presidentin venezuelas Maduro pas sulmeve