Mickoski: Kush na garanton që ndryshimi i Kushtetutës është kërkesa e fundit që vjen nga Bullgaria

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, këto ditë gjendet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka pyetur se kërkesa për ndryshime kushtetuese a është kërkesa e fundit e Bullgarisë për zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, raporton 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

“Cili institucion në Evropë është kompetent të gjykon nëse të drejtat i respektohen dikujt. Flas për gjyqin për të drejtat e njeriut në Strasburg. Ne kemi 14 aktgjykime në Strasburg që tregojnë se të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari janë shkelur dhe janë të kufizuara, ndërsa diçka të tillë nuk ka për pakicën bullgare. Këtu paraqitet pyetja logjike, cilat të drejtat janë shkelur”, deklaroi Micskoski.

Në një ligjëratë që ka mbajtur në Universitetin “Xhon Hopkins”, ai ka pyetur se kush do të garantojë se nuk ka kërkesa tjera, nëse përfshihen qytetarët bullgar në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se nuk kanë siguri se cila është kërkesa e fundit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk ka shprehur gatishmëri që me çdo kusht të realizon ndryshimet kushtetuese.