Më shumë se 1300 shkolla janë shkatërruar që nga fillimi i pushtimit rus mbi Ukrainën

Sipas UNESCO-s  më shumë se 1300 shkolla janë shkatërruar plotësisht në zonat e kontrolluara nga Qeveria e Ukrainës, në pushtimin rus i cili filloi në vitin 2022, raporton Guardian, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme, vetëm rreth një e treta e fëmijëve të moshës shkollore ndjekin mësimet atje, ndërsa shumica e harrojnë atë që mësojnë.

Jashtë kufijve të Ukrainës, më shumë se gjysma e fëmijëve, familjet e të cilëve kanë ikur nga konflikti ushtarak në shtatë vende, nuk janë të regjistruar në arsimin kombëtar të atjeshëm, dhe arsyeja për atë është barriera gjuhësore dhe mbingarkimi i sistemeve arsimore.

Në ndërkohë, Ukraina sot ka thënë se forcat e saja kanë hyrë më thellë në linjat e mbrojtjes ruse në afërsi të fshatit Robotin, një ditë pasi ata kanë marrë kontrollin mbi fshatin në frontin jugor.

Ndërkaq, Guardian gjithashtu ka raportuar se mbrojtja kundërajrore ruse dyshohet se ka rrëzuar dronët ukrainas mbi rajonet Tula dhe Belgorod, por nuk ka informacione për viktima ose të lënduar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëri kanë akuzuar Moskën për përpjekje për t’i frikësuar dhe t’i аbuzojë të punësuarit amerikan, që kur mediat shtetërore ruse kanë publikuar se një ish-punonjës i konsullatës amerikane në Rusi ka qenë i akuzuar për mbledhjen e të dhënave për luftën në Ukrainë dhe çështje tjera për Uashingtonin.

Rikujtojmë se, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas UNESCO-s në Ukrainë të paktën 274 objekte kulturore duke përfshirë edhe 117 ndërtesa fetare janë dëmtuar nga bombardimet ruse.