Më mirë për Tetovën do të organizojë xhiro me biçikleta

Iniciativa qytetare Më mire për Tetovën nesër (7 qershor) do të organizojë një aktivitet që ka për qëllim rritjes e vetëdijës për përdorimin e  biçikleta, shkruan Portalb.mk.

Në kuadër të këtij aktiviteti, nesër nga ora 13:00 do të zhvillohet xhiroja me biçikleta me nisje dhe përfundim në sheshin Iliria.

“Qershori është muaji ku shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe Dita Botërore e Biçikletës. Ky është një rast i mirë që prindërit së bashku me fëmijët të bëjnë një xhiro me biçikleta nëpër Tetovë! Ejani të gjithë, me biçikleta të zakonshme ose elektrike, dhe të japim një mesazh të përbashkët për përdorimin sa më të shpeshtë të biçikletave, në vend të makinave apo motorëve që ndotin ajrin”, thuhet në njoftimin e kësaj iniciative.

Ata po ashtu kanë njoftuar se, në kuadër të këtij aktiviteti do të ketë edhe befasi për fëmijë, me çka pas përfundimit të xhiros, do të organizohet shorti, ku do të dhurohen biçikleta për pjesëmarrësit e vegjël, sipas numrit që do të tërhiqet.