Me hulumtimin ‘Aditiv’ IRL e mori vendin e parë rajonal për Çmimet e Gazetarisë Investigative të BE-së 2025
Çmimi i parë rajonal në kuadër të Çmimeve të Gazetarisë Investigative të BE-së 2025, i cili u dha në Prishtinë, shkoi për Laboratorin e Gazetarisë Investigative (IRL) për storjen “Aditiv”, kushtuar abuzimeve përmes prokurimit të aditivit në SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Ky hulumtim tregon se si gazetaria këmbëngulëse mund të zbulojë miliona dëme në buxhetin e shtetit dhe të inkurajojë hetimet institucionale. E njëjta histori mori gjithashtu çmimin e parë për gazetari investigative në konkursin SHGM-së këtë vit, gjë që konfirmoi edhe një herë rëndësinë shoqërore të kësaj pune gazetareske”, shkroi Shoqata e Gazetarëve të RMV-së.
Çmimet e Gazetarisë Investigative të BE-së 2025 janë një njohje rajonale, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e organizuar nga Thomson Media, e cila vlerëson storjet më të mira investigative nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.