Mbi 180 mijë 500-she tërhiqen nga qarkullimi në Kosovë, vlera mbi 90 milionë euro, raportoi BQK-ja

Banka Qendrore e Kosovës njofton se si efekt i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove, raporton KlanKosova.

Me anë të një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se ky është ndër efektet e drejtpërdrejta të Rregullores që nga miratimi i saj, duke kontribuar në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

“Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jo-bankare janë të obliguara që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre”.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj, me transparencë dhe përkushtim ndaj publikut”, thuhet tuje në kumtesë të BQK-së.