Mariçiq, Shaqiri dhe Bajrami do të marrin apanazh, çdo muaj deri në 2.500 euro në llogarinë e tyre

Komisioni parlamentar miratoi kërkesat e Bojan Mariçiqit, Jeton Shaqirit dhe Naim Bajramit për apanazh, sipas informacioneve publike ata do të marrin deri në 2500 euro në muaj. Në Komision nuk pati diskutum por direkt votim, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe nga ata, ish-ministrat Bujar Osmani, Artan Grubi, Slavica Gërkovska, Risto Penov, Azir Aliu dhe Kaja Shukova nuk kanë kërkuar apanazh. Ata do të kthehen në punët e tyre të mëparshme.

Risto Penov do të dalë në pension, Artan Grubit, do t’i rikthehet profesorit të gazetarisë. Bujar Osmani kthehet në Klinikën për Kirurgji Digjestive, Sllavjanka Gërkovska në MPB, Kaja Shukova në Ministrinë e Mjedisit, Azir Aliu shkon në biznes privat.

Se a do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë Fatmir Besimi, Krenar Lloga dhe Kresnik Bekteshi, ende nuk është bërë e ditur publikisht dhe nuk janë deklaruar ende.

Ministrat e emëruar nga qeveria e udhëhequr nga Kovaçevski ose janë bërë deputetë ose janë në pension. 

Të drejtën e shpërndarjes së apanazhit kanë të gjithë ish-ministrat, deputetët, drejtorët e ndërmarrjeve publike. Sipas informacioneve, janë miratuar apanazhe për 40 ish-zyrtarë, prej të cilëve 36 janë ish-deputetë.

Përveç kësaj, vlen të kujtohet se deputetët kishin paga të larta, sidomos pas rritjes së ndjeshme të pagave të vitit të kaluar prej 78%. Kjo rritje vjetore e pagave duhet të bëhet e zakonshme pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi bazën fikse. Tani, me rritjen e pagës mesatare, do të rriten edhe pagat e mbi 1000 zyrtarëve, përfshirë ministrat, gjyqtarët, prokurorët dhe kryetarët e komunave.

Ish-presidenti Stevo Pendarovski hoqi dorë nga apanazhi dhe një pjesë e privilegjeve që i takojnë. Ai kërkoi vetëm siguri.