Maqedonia e Veriut shënoi rritje të numrit të turistëve të huaj

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të turistëve të huaj për 37.6 përqind gjatë vitit 2023, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i i përgjithshëm i turistëve është rritur për 20.9%, edhe atë: te turistët vendor për 0.3%, ndërsa te turistët e huaj për 37.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që në nëntor të vitit 2023 janë regjistruar 66 668 turistë, 68.2 përqind prej të cilëve janë turistë të huaj, të cilët kanë realizuar gjithsej 137 548 net në hotele.

Më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia (13 162), Serbia (3 673), Greqi (3 612), Gjermania (2 125), Britania e Madhe (1 912), etj.