Maqedonia e Veriut ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, por kjo nuk ka ndodhur në disa komuna

Në Maqedoninë e Veriut numri i vdekjeve ka tejkaluar numrin e lindjeve brenda tremujorit të parë të këtij viti për 1 577 lindje, edhe pse në disa komuna është regjistruar shtim i popullsisë, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë të vitit 2023, numri i lindjeve të gjalla është 3 656, ndërsa kanë vdekur 5 233 persona, nga të cilët 5 foshnje”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar, lindjet kanë shënuar ulje për 8.8 %, ndërsa vdekjet ulje për 29.5 %. Në disa komuna janë regjistruar më shumë lindje sesa vdekje: Studeniçan (69), Çair (62), Saraj (53), derisa në Manastir (-158) dhe Prilep (-139).

“Numri i martesave në këtë tremujor është ulur me 2.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe është 2 396 martesa. Në këtë tremujor janë marrë 336 raporte për martesa të divorcuara, që shënon ulje me 26.8 % në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2022”, raporton Enti.