Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që do të fillojë shfrytëzimin e programit IPARD 3

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Bujqësisë, Lupço Nikollovski sot morën pjesë në prezantimin e programit tëri IPARD 3, të titulluar si “IPARD 3 – mundësi të reja për bujqësinë e Maqedonisë”, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri tha se, anëtarësimi i vendit në BE do të sjellë përfitime më të mëdha dhe do të sjellë më shumë mjete financiare nga fondet e BE-së.

“Në kushte të një kriye të madhe botërore ekonomike arritëm të ofrojmë ndihmë për çdo bujk dhe për çdo biynes në nivel lokal që të mund të furnizohet me pajisje moderen, makina moderne, të ndërtohet objekte të reja në bujqësi, përfshirë edhe objektet turistike që i zhvillojnë rajonet tona rurale më pak të zhvilluara”, tha Kovaçevski.

Ai tha se, viti 2023 është vit i mundësive të reja, sepse janë krijuar kushte për hapjen e bizneseve të reja, punësime të reja dhe investime të reja.

“Me programin IPARD 2 i cili është në nivelin më të lartë të shfrytëzimit nga të gjitha vendet kandidate për BE, u nënshkruan 2.369 marrëveshje me bujq dhe me qytetarët të cilët kanë veprimtari të tjera meritore në lidhje me bujqësinë në shtetin tonë dhe në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut ka fituar mjete të rritura financiare me IPARD 3 programin dhe është vendi i parë i rajonit i cili do të fillojë me shfrytëzimin e tyre”, theksoi Kovaçevski.

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski informoi se është publikuar thirrja e parë publike për IPARD 3.

“Me këtë edhe zyrtarisht, ne të parët në rajon fillojmë me realizimin e IPARD 3 programit. 30 milionë euro, 30 milionë para evropiane janë në dizpozicion të agrosektorit të Maqedonisë. Këto janë mjete për mundësi të rje, për shumë investime për ndërtim dhe për rekonstruim”, tha Nikollovski.

Ndryshe, sipas një artikulli të Portalb.mk, nga viti 2007 në Maqedoninë e Veriut janë investuar gjithsej 812,457,807.62 euro përmes fondeve IPA të Bashkimit Evropian. Më shumë mjete janë investuar në rajonin e Vardarit, mbi 122 milionë euro, ndërkaq më pak në rajonin e Pollogut, 29 milionë euro. Për këtë dallim kaq të madh në mes rajoneve, problemi qëndron në disa faktorë.