Mali i Zi, gara e ndenjjes shtrirë vazhdon në ditën e 46-të

Gara e ndenjjes shtrirë, e cila e bën Malin e Zi unik në Evropë me këtë ngjarje të pazakontë, po thyen të gjitha rekordet këtë vit, duke arritur tashmë në ditën e 46-të, raporton Anadolu.

Gara filloi më 18 gush në qytetin e Nikshiqit me pjesëmarrjen e 21 personave.

Deri më tani kanë mbetur tre persona, në mesin e të cilëve njëri do të fitojë një çmim prej 1.000 eurove dhe titullin “qytetari më dembel”.

Në garën e 12-të sivjet, garuesit kanë arritur deri në ditën e 46-të, ose ndryshe thënë kanë lënë pas 1.080 orë.

Garuesit janë të akomoduar brenda një objekti, kanë tri vakte ditore, si dhe të drejtën për të shkuar në tualet njëherë në çdo tetë orë.