Kyeministri i RMV-së, Xhaferi u takua me ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri Talat Xhaferi ka takuar sot ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, Fatos Reka dhe Florian Qehaja. Në takimin me ambasadorët theksuan marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve, si shembull i rëndësishëm i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, transmeton Portalb.mk.

Kabineti qeveritar njoftoi se në takim me ambasadorin e Shqipërisë është diskutuar edhe për anëtarësimin e dy vendeve në BE.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç u konstatua, zhvillohen me sukses në rrugën evropiane dhe meritojnë anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian në një proces dinamik deri në vitin 2030. Kjo, siç u vlerësua, është me rëndësi për qytetarët e të dy vendeve, por edhe për stabilitetin evropian, për shkak të kontekstit aktual gjeopolitik dhe prandaj mundësia shumë reale e deritanishme e integrimit evropian për të dyja vendet nuk duhet humbur.

Në këtë drejtim, Kryeministri Xhaferi theksoi se Qeveria e re kalimtare, e cila bazohet në koalicionin pro-evropian, vazhdon të punojë në përputhje me kursin e politikës pro-evropiane, qëllimi i së cilës është cilësia e jetës së qytetarëve me standarde evropiane. Para së gjithash, Kryeministri Xhaferi posaçërisht theksoi fokusin e Qeverisë në organizimin e zgjedhjeve të qeta, korrekte dhe demokratike, si edhe në disa ciklet e mëparshme zgjedhore.

Në pjesën e zhvillimit të bashkëpunimit, Kryeministri Xhaferi dhe ambasadori Reka u pajtuan se ekziston një vendosmëri e përbashkët për forcimin e integrimit ekonomik rajonal, siç dëshmojnë protokollet tashmë të nënshkruara për zbatimin e kushteve për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si edhe për lidhjen e ndërsjellë të skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. U diskutua edhe për përkushtimin  për lidhjen infrastrukturore përmes korridoreve 8 dhe 10, që sjell përfitime ekonomike për të dy vendet.

Kryeministri Talat Xhaferi në takim me ambasadorin e Kosovës Florian Qehaja. Foto: Qeveria e RMV-së
Kryeministri Talat Xhaferi në takim me ambasadorin e Kosovës Florian Qehaja. Foto: Qeveria e RMV-së

Në takim me ambasadorin e Kosovës, bashkëbiseduesit theksuan se do të vazhdojë përkushtimi i të dyja vendeve për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në radhë të parë në avancimin e shkëmbimit të tregtisë, bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe ekonomisë.

Kujtojmë se për herë të parë në historinë e vendit, me 65 vota për” dhe 3 “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në krye të një Qeverie zgjodhi një shqiptar, përkatësisht Talat Xhaferin. Kjo Qeverido të duhet t’i organizojë zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në 100 ditët e ardhshme. Në këtë përbërje me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të, Punës dhe Politikës Sociale do të udhëheqin kuadrot e VMRO-DPMNE-së opozitare, e cila nuk e votoi qeverinë. 65 votat, mbështetëse për Xhaferin kryeministër erdhën nga partia e tij amë, BDI, partia pushtetare maqedonase LSDM e cila në vete ka dhe disa parti tjera më të vogla partnere, por edhe nga partia Aleanca për Shqiptarët e cila prej marsit të vitit të kaluar ka hyrë në qeveri. Me një votë, kontribuoi edhe partia e posaformuar Partia Demokratike Evropiane nga i larguari nga Lëvizja Besa, Arianit Hoxha, me deputetin e saj Bastri Bajrami. Ashtu sikur PDE, votoi edhe Skender Rexhepi, deputeti i cili gjithashtu formoi Lëvizjen Populli, pasi u largua nga partia Alternativa. Tre deputetët e vetëm që votuan kundër ishin Pavle Trajanov – lider i Lidhjes Demokratike, i cili deri para ca kohësh ishte partner qeveritar. Atij iu shoqëruan edhe dy deputetët e partisë proruse në vend, Levica, kryetari Dimitar Apasiev dhe kolegu i tij Borisllav Krmov.

Qeveri teknike zakonisht krijohet për të kryer një (një) detyrim specifik, për një periudhë kohore të përcaktuar saktësisht, me fuqi vendimmarrëse rreptësishtë të kufizuara. Kryeministri teknik nuk mund të përdorë “të drejtat” e qeverisë politike – të propozojë ambasadorë, drejtorë të ndërmarrjeve publike nën juridiksionin e qeverisë, anëtarë në borde drejtuese.