Kurti publikoi versionin e tij për Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar mbrëmë pas mesnatës vizionin e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Pas takimit të 2 majit në Bruksel, Kurti tha se draft-statuti i ekipit menaxhues anëtare e të cilit është një deputete serbe, mbetet i papranueshëm për Kosovën, transmeton Euronews.al.
Kurti tha se ky ekip tashmë është dekomisionuar.
“Një draft-statut i tillë çfarë lexuam është fundamentalisht i papranueshëm me kushtetutën e Kosovës, ligjshmërinë dhe të drejtat në Kosovë. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe përkitazi me këtë unë kam prezantuar një draft-vizion se çfarë do të ishte korniza që rregullon të drejtat e pakicave në Kosovë”, tha ai”, tha Kurti në Twitter, ku edhe ka publikuar draft-vizionin e tij që e paraqiti në takimin me Vuçiçin e Borrellin.
Today the Management Team presented an “ASMM” draft statute. They are now decommissioned. I fundamentally disagree with the draft. It represents the desire for a Republika Srpska in Kosova.
Here’s the vision I presented today for implementation of Art. 7 of the Basic Agreement. pic.twitter.com/11kLztgxfF— Albin Kurti (@albinkurti) May 2, 2023