Kundërspin: Emigrantët nuk do të shkelin në Shqipëri, e lëre më në Maqedoni të Veriut

Dy qendrat e përpunimit të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Shqipërisë, do të jenë pikërisht këto – qendra përpunimi. Emigrantët e shpëtuar në det do të dërgohen në qendrat ku kërkesat e tyre për azil do të shqyrtohen brenda 28 ditëve. Aplikantët e pranuar do të dërgohen në Itali, ndërsa ata që refuzohen do të qëndrojnë në paraburgim përpara se të riatdhesohen. Meqë Shqipëria nuk do të pranojë dhe të akomodojë emigrantë, nuk do të ketë të tillë që do drejtohen në Maqedoni të Veriut. Këto qendra nuk janë kusht nga Italia për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, as nuk janë provë se do të marrim një të tillë. Në kundërshtim me pretendimin e postimit, disa nga bastionet e politikës së rreptë “anti-emigrantëve” janë ende duke pranuar azilkërkuesit, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruar nga: Matej Trojaçanec

Petar Bogojeski, kryetari i partisë Koncepti Maqedonas, në një postim në rrjetin social Facebook, mbjell frikë dhe manipulon faktet, për një lajm tashmë të para disa muajve:

PARALAJMËRIM ME KOHË!

Nga sot Shqipëria do të bëhet zyrtarisht qendra kryesore e emigrantëve afrikanë.

Autoritetet shqiptare do të fillojnë të pranojnë emigrantët që mbërrijnë në brigjet italiane, me një plan për të akomoduar 10,000 emigrantë në vit.

MAQEDONIA ËSHTË NË RREZIK!

Kontroll i rreptë urgjent i kufirit me Shqipërinë!

Ata vendosën të bëhen hyzmeqarë dhe të bëhen deponia e Afrikës! Shqipëria në 5 vjet nuk do të jetë kështu, siç e njohim ne sot!

As ne nuk kemi pse!!! Ne mund dhe duhet të mbrohemi si Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Austria, Rumania, Bullgaria, dhe të ngashëm me to!

Nëse gabojmë tani, nuk do të mbetet asgjë nga ne!

Ky është pushtim dhe ne kemi të drejtën legjitime të mbrohemi!

Pres mbështetje nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë për këtë çështje! Nëse nuk ka mbështetje qytetare, dijeni se nuk do të mbrohemi dot!

Pas disa ditësh, fushata do të fillojë në të gjithë Maqedoninë nga bajgat neoliberale, hyzmeqarët dhe mercenarët arabë, nga Enver Hoxhat e majtë, mbështetës të palestinezëve dhe Hamasit dhe mbeturina të tjera, se sa mirë është të bëhesh një vend afrikan, që islami afrikan dhe i Lindjes së Mesme nuk është problem, burkat janë të shkëlqyera, përdhunimi i fëmijëve 12 vjeçarë, madje edhe 8 vjeçarëve është super, vrasja e të krishterëve është e justifikuar, vetëm pse ata janë të krishterë dhe janë të këqij që nuk duan të jenë asgjë tjetër, etj, etj.

Aktualisht Britania është e shtyrë në dëshpërim pikërisht nga thërije të tilla neoliberale. Edhe Franca! Gjermania po përpiqet të kundërpërgjigjet, po e kanë të vështirë! Por këto janë vende me burime të mëdha dhe imunitet shtetëror! Maqedonia nuk është! Ata do të na thyejnë përgjithmonë!

Tani është koha për të vepruar!

Historia që “nuk do të rrinë këtu, askush nuk do varfërinë, do të shkojnë në BE” është E KALUAR! Përkundrazi, vendet e BE-së do ta dërgojnë llumin nga vendi i tyre dhe do ta depozitojnë këtu, tani për tani në Shqipëri.

A mund ta merrni me mend se cili shtet do të jetë i radhës!?! Dhe cili do të jetë “kushti i radhës për BE”?!?

Maqedonia duhet ngritur si Polonia, Çekia dhe Sllovakia! Të mos presim!

[Burim: Postimi në FacebookPetar Bogojeski; data: 20.08.2024]

Kundërspin: Në postimi i Bogojeskit vërehet spin rreth qendrave italiane të përpunimit të emigrantëve në Shqipëri. I gjithë postimi mbjell frikë si kinse në Maqedoni të Veriut me siguri do të ketë pushtim emigrantësh, po përhapet mjegullnajë për kushtet e hyrjes në BE, si dhe retorikë shumë të qartë ksenofobe dhe islamofobe.

Faktet themelore janë si më poshtë. Pas dekadash retorikë kundër emigrantëve dhe një premtimi të fushatës për të ashpërsuar migrimin e parregullt, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u përball me valë migrantësh nga Afrika vitin e kaluar. Një nga mënyrat për t’u përballur me këtë problem jashtë brigjeve të Italisë ishte edhe përmes Marrëveshjes me Shqipërinë e lidhur nëntorin e kaluar. Sipas Marrëveshjes, dy qendra të përpunimit të emigrantëve do të hapen në Shëngjin dhe Gjadër dhe kjo marrëveshje u ratifikua në Kuvendin e Shqipërisë në shkurt të këtij viti.

Pak muaj më parë, në muajin qershor, Meloni vizitoi këto qendra, të cilat u njoftua se do të kishin një kapacitet prej 3 mijë personash. Dhe javën e kaluar, me ftesë të Ministrisë së Brendshme italiane, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) do të marrë pjesë në monitorimin e punës në dy qendrat në Shqipëri dhe gjendjen e personave që do të strehohen aty. Këtë javë, siç raportojnë mediat shqiptare, mbërriti të martën (20 gusht 2024) kontingjenti i parë i forcave të policisë italiane, i cili do të garantojë sigurinë në këto qendra.

Le të shohim këtë pjesë të postimit të Bogojeskit në Facebook:

Autoritetet shqiptare do të fillojnë të pranojnë emigrantët që zbarkojnë në brigjet italiane, me një plan për të akomoduar 10,000 emigrantë në vit.

Sipas Reuters, emigrantët që mbërrijnë në qendra “nuk do të shkelin” në Shqipëri, madje as gratë shtatzëna, të miturit dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Emigrantët e kapur në det do të dërgohen në këto qendra, ku kërkesat për azil duhet të shqyrtohen brenda 28 ditëve. Personat aplikimet e të cilëve pranohen do të dërgohen në Itali. Emigrantët e refuzuar do të ndalohen përpara se të riatdhesohen.

Kjo do të thotë se Shqipëria nuk do të “bëhet deponi”, sepse nuk do të presë e akomodojë fare emigrantë. Për rrjedhojë, pasi në Shqipëri nuk do të ketë fare emigrantë, do të thotë se nuk do të ketë emigrantë që hipotetikisht do të “pushtonin” Maqedoninë e Veriut.

Pontamu Bogojeski në njoftim thotë:

Ne mund dhe duhet të mbrohemi si Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Austria, Rumania, Bullgaria, e të ngjashme si to!

Duke qenë se disa vende citohen si shembuj mbrojtjeje dhe politikash strikte kundër emigrantëve, le të shohim statistikat e disa prej tyre. Sipas bazës së informacionit të azilkërkuesit të Këshillit Evropian për Refugjatët, vetëm për vitin 2023 gjejmë numrat e mëposhtëm të kërkesave për azil dhe shkallën e pranimit të statusit të azilit ose statusit të mbrojtjes plotësuese: Polonia – 9,513 (48,69%), Austri – 59,232 (8.98%), Rumania – 10.346 (39.69%) dhe Bullgaria fqinje – 22.518 (25.7%). Është interesante të theksohet se, sipas Komisionit Evropian dhe Institutit Kombëtar të Statistikave, Bullgaria ka pasur një shkallë më të lartë imigrimi sesa emigracioni vitet e fundit.

Për vendet e tjera nuk ka të dhëna në këtë faqe, përveç Hungarisë për të cilën ka të dhëna nga viti 2022 dhe ka vetëm 44 aplikime – një shembull real i mungesës së pranimit të migrantëve/azilkërkuesve.

Nga kjo shihet se, me përjashtim të Hungarisë, vendet e tjera që supozohet se kanë politika strikte anti-emigruese, pra sipas njoftimit, nuk kanë pasur fluks migrantësh, ende pranojnë azilkërkues dhe emigrantë nga Afrika dhe Lindjen e Mesme në një masë më të madhe ose më të vogël proporcionale. Që do të thotë se këta shembuj nuk janë të qëndrueshëm pavarësisht se në vetë shtetet ka parti (qeverisëse) që promovojnë me zë të lartë retorikën kundër emigrantëve. Kjo shpjegohet bukur në Paktin e Komisionit Evropian për Migracion dhe Azil.

Postimi gjithashtu pretendon se:

Aktualisht Britania është e shtyrë në dëshpërim pikërisht nga thërije të tilla të bajgave neoliberale.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se “dëshpërimi në Britani” është faji i anglezit, jo i një emigranti. Pas vrasjes tragjike të tre vajzave nga Southport, trazirat masive shpërthyen në të gjithë vendin pasi sulmuesi u identifikua gabimisht si një emigrant mysliman. Domethënë, siç shkruan disa media botërore:

Pretendimet e rreme për origjinën e të dyshuarit janë përhapur me shpejtësi, me disa që e kanë emërtuar atë si “Ali al-Shaqati”, pa asnjë burim zyrtar për emrin. Kishte gjithashtu pretendime se i dyshuari mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël në vitin 2023, të cilat ishtin gjithashtu të rreme, raportoi Al Jazeera.

Krijimi i një ndjenje të tillë anti-emigrantëve, ksenofobe dhe islamofobe nuk është pa pasoja. Në ditët pas ngjarjes tragjike në Southport, për shkak të një derdhjeje të dezinformatave rreth identitetit të sulmuesit të dyshuar, agjitatorët e ekstremit të djathtë dhe protestuesit sulmuan një xhami lokale, duke brohoritur (F**K Muslims).

Në fund të postimit Bogojeski pyet: “E cili do të jetë kushti i radhës për BE-në?!”, duke aluduar se do të detyrohemi të presim një numër të madh të emigrantëve.

Këto qendra të përpunimit të emigrantëve nuk kanë asnjë lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk ka asnjë provë që Italia e ka vënë këtë konkretisht si kusht për Shqipërinë dhe as ndonjë nga autoritetet ndërkombëtare nuk ka thënë deri tani se ne do të marrim një kusht të ri për procesin tonë të integrimit europian. Përkundrazi, siç raportohet në Reuters, hapja e këtyre qendrave është një mënyrë që [shqiptarët] të falënderojnë Italinë, e cila priti mijëra shqiptarë që ikën nga varfëria pas rënies së komunizmit në vitin 1991.

Si përfundim, duhet theksuar sërish se i gjithë postimi është i bazuar në një premisë të pasaktë. Emigrantët nuk do të lejohen të hyjnë në Shqipëri dhe as nuk do të vijnë në Maqedoni të Veriut. Përdorimi i fjalëve si “pushtim” dhe thirrja për të “mbrojtur veten” dhe për të pasur “kontroll të rreptë të kufirit” është qartësisht mbjellja e frikës sepse situata paraqitet si një kërcënim urgjent, kinse ka një kolonë me mijëra emigrantë përpara kufiri. Veç kësaj, disa nga këto retorika janë të njohura për ne, pasi janë përdorur prej vitesh kundër bashkëqytetarëve tanë shqiptarë.

Është legjitime të kesh shqetësime për çështjet e (emigracionit), por portretizimi i të gjithë migrantëve si kriminelë dhe përdhunues, ose si urrejtës të Krishterimit, është jo vetëm e gabuar, por edhe e rrezikshme. Narrativa të tilla në mënyrë të pabazë i vendosin të gjithë migrantët në një kazan dhe i paraqesin ata si një kërcënim të jashtëm për identitetin kombëtar, sigurinë dhe kulturën.