Kryetari Xhaferi tregoi kur mund të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Sipas nenit 81, kryetari i Kuvendit mund ta ndërpresë seancën nëse nuk ka kuorum për vendimmarrje, por edhe në situata për të cilat  vlerëson se duhet të ndërpritet, thekson kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në lidhje me seancën e votimit të ndryshimeve kushtetuese, raporton MIA.

Ai sonte duke qenë i ftuar në emisionin “Vin ​​Vin” të televizionit Telma theksoi se në rastin e ndryshimeve kushtetuese bëhet fjalë për arsyen e dytë, pra për një situatë në të cilën kryeparlamentari ka vlerësuar se seanca duhet të ndërpritet.

“Është e drejta ime ekskluzive të vlerësoj nëse do të ndërpres një seancë apo jo. Kjo e drejtë më garantohet me Rregullore”, tha Xhaferi.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, sipas Xhaferit, nuk ka dyshim se ato duhet të jenë të rregullta, ndërsa për të qenë të rregullta duhet të jenë në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit aktual të shtetit. Mandati, siç tha ai, përfundon më 12 maj.

“Referimi është 12 maji, kur skadon 60 ditë mandati. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidencial mund të mbahet më së voni më 5 maj.

Xhaferi tha se zgjedhjet parlamentare në procedurë të rregullt duhet të jenë në 90 ditët e fundit të mandatit të përbërjes aktuale.

“Dita më e hershme e zgjedhjeve është 5 maji. Nëse duam zgjedhje të rregullta presidenciale dhe parlamentare, ato mbahen më 5 maj. Gjithçka jashtë 5 majit janë zgjedhje të parakohshme dhe Kuvendi duhet të shpërndahet”, tha Xhaferi.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot i është përgjigjur kërkesës së liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, në lidhje me takimin e liderëve rreth zgjedhjeve. Ai nuk i ka mohuar takimet në lidhje me zgjedhjet, por ka vlerësuar që ndryshimet kushtetuese për momentin janë më të rëndësishme.

Më 4 tetor kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i bëri thirrje kryeministrit dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski të thërrasë takim të liderëve, në të cilin, siç thotë, do të bisedohet për procesin zgjedhor.