Kovaçevski i përgjigjet Mickoskit në lidhje me kërkesën për zgjedhje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot i është përgjigjur kërkesës së liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, në lidhje me takimin e liderëve rreth zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

“Termini për zgjedhje parlamentare dhe presidenciale është e definuar me Ligj. Kërkesa e Mickoskit është për mënjanimin e institucioneve, procedurave dhe ligjeve anash dhe negocimin në ndonjë tavolinë, për diçka që është e rregulluar me ligj”, deklaroi Kovaçevski.

Ai nuk i ka mohuar takimet në lidhje me zgjedhjet, por ka vlerësuar që ndryshimet kushtetuese për momentin janë më të rëndësishme.

“Ne kemi proces më të rëndësishme në shtet sesa zgjedhjet, të cilat do të jenë në terminin e tyre, ai është marrja e vendimit për vazhdimin e rrugës eurointegruese në shtet”, deklaroi Kovaçevski.

Më 4 tetor kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i bëri thirrje kryeministrit dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski të thërrasë takim të liderëve, në të cilin, siç thotë, do të bisedohet për procesin zgjedhor.