Kryeministri serb Vuçeviq gjendet në vizitë zyrtare në Shkup

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski me nderime të larta shtetërore priti në Shkup kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq së bashku me një delegacion serb. Në kuadër të vizitës u mbajt edhe takim tet-a-tet në mes Mickoskit dhe Vuçeviqit, raporton Portalb.mk.

Po ashtu do të mbahet edhe takim plenar ndërmjet delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, pas së cilës vijon nënshkrimi ceremonial i Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale maqedonase me Minsitrinë Serbe për Burime Minerale e Minierave dhe Energjetikës.

Në pas në Qendrën për Media të Qeverisë konferencë të përbashkët për shtyp do të mbajnë kryeministri Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mickoski dhe kryeministri i Republikës së Serbisë, Vuçeviq.

Në Shkup ka regjim të posaçëm të komunikacionit.

“SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se më 07.10.2024 (e hënë) për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Qenësisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor e SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e rajonit më të gjerë qendror të Qytetit të Shkupit”, informoi Ministria e Brendshme.