KRRE publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës në RMV, do të hyjnë në fuqi pas mesnate
Çmimet e benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, si dhe Eurodizel, do të ulen me një denar për litër nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), transmeton Portalb.mk.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë më i lirë për gjysmë denari.
Kështu, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 74 denarë, Eurosuper BS-98 do të shitet për 76 denarë, ndërsa Eurodizel për 70.50 denarë.
Vaji ekstra i lehtë për 70.50 denarë për litër.
Mazuti do të lirohet për 0.746 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 39,412 denarë.
Nga data 29.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95: 74,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98: 76,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V): 70,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1): 70,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU: 39,412 (denarë/kilogram)