KRRE ndryshoi çmimet e derivateve të naftës në RMV

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi ulje të çmimit të derivateve nga mesnata, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 zvogëlohet për gjysmë denarë për litër.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 76,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 78,5 denarë.

Edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për gjysmë denarë për litër dhe do të shitet me çmim të ri prej 68,5 denarë. Nga mesnata, mazuti do të lirohet për 0,390 denarë për kilogram dhe do të shitet për 44,780 denarë.