Kovaçevski-Ageler: Mbështetje e fortë nga SHBA-të në procesin që duhet të mundësojë përparimin e RMV-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua ambasadoren e SHBA-ve në vend, Angela Aggeler. Ata potencuan se partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve është në fazën e avancimit, nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit në kuadër të Dialogut strategjik dhe se kjo dinamikë lidhet me përcaktimet progresive politike të shtetit, transmeton Portalb.mk.

Në takim u shqyrtuan aktivitetet e ardhshme të të dyja vendeve, në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe realizimit të prioriteteve të përbashkëta, me theks në disa fusha konkrete.

Në këtë kontekst, u riafirmua mbështetja e fuqishme nga SHBA-të në procesin që duhet të mundësojë përparimin e përgjithshëm të vendit, e veçanërisht në plan të eurointegrimeve, për të cilin bashkërisht u vlerësua se është e nevojshme të ruhet drejtimi evropian dhe se hapi i ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i një rëndësie kyçe për atë.

U nda qëndrimi se subjektet politike pro-evropiane duhet ta njohin pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë moment, për të siguruar të ardhmen evropiane të qytetarëve të RMV-së.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para të Ballkanit Perëndimor, që nisi dialogun strategjik me SHBA-të, me anë të të cilit synohet të forcohet edhe më shumë partneriteti mes dy vendeve dhe ofrimi i kornizave konkrete për ndihmë dhe bashkëpunim dypalësh.