Kosova e ndaloi importin e deleve dhe dhive nga Republika e Maqedonisë së Veriut
Vendimi i fundit i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë do të ndalojë importin e dhenve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut. Ky vendim erdhi për shkak sëmundjes së lisë, transmeton Portalb.mk.
“Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, ndalohet importi i kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe i nënprodukteve të tyre (lëkura dhe leshi), përfshirë edhe produktet me origjinë nga këto kafshë që nuk janë të trajtuara termikisht ose që kanë origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, raportoi Agjencia.
Ky vendim erdhi në bazë në raporteve ndërkombëtare se në rajonin e Likovës është konfirmuar prania e sëmundjes së lisë së dhenve dhe dhive.