Koncerti i verës sonte në Shkup, Yll Limani do të performojë në stadiumin e ARM-së

Sonte në Shkup do të mbahet një nga koncertet më të mëdha të kësaj vere. Yll Limani do të performojë në Stadiumin e ARM-së, në kuadër të turneut të tij ndërkombëtar, raporton Portalb.mk.

Përveç këngëve të njohura ndër vite, publiku pritet të dëgjojë live edhe këngë nga albumi i ri “Thirrëm Sot Ose Nesër”.

Dyert do të hapen në ora 19:00.

Përmes një njoftimi, artisti tha se kanë punuar pafund për t’i dhuruar publikut një natë të paharrueshme në Shkup.

“Fokusi është te shfaqja, të ju garantojmë juve që keni blerë bileta net me muzike, emocion, lot dhe gëzim”, shkroi Yll Limani.

Biletat janë në shitje online përmes: avalonbooking.mk dhe karti.com.mk dhe pikat e shitjes së karti.com.mk në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Kategoritë dhe çmimet:
•⁠ ⁠Regular: 1.500 MKD
•⁠ ⁠Fan Pit: 2.500 MKD (numër i kufizuar, vetëm 400 bileta)
•⁠ VIP: 4.990 MKD

Kujtojmë se koncert të ngjashëm artisti solli edhe verën e kaluar në Shkup.