Kërkova (Migjeni në kohë)

Poezi nga Naim Iljazi

Kërkova tokën,
Ma vodhën!
Kërkova ëndrrën,
Ma vodhën!
Kërkova jetën,
Ma vodhën!

Sa i marrë që jam,
Nuk njoh veten.
Kush jam unë?

Hesht!
Gjel kryengritës,
Qielli është i pafund.
Pafundësinë ma vodhën.

Ç’marrëzi,
Kërkova gjithçka,
Nuk kisha asgjë.
Ma vodhën
Veten time.

Besova asgjënë…
Më tradhtoi koha!