Kasami: Pas zgjedhjeve lokale VLEN mund të shkojë me idenë e formimit të një subjekti të përbashkët

Koalicioni VLEN mund të shkoj si trup i përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, tha kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, duke përfshirë këtu edhe idenë e formimit të një subjekti të vetëm, transmeton Portalb.mk.

“Patjetër që jemi duke shkuar në atë drejtim, por nuk duam t’i sforcojmë këto zhvillime, e dini që te shqiptarët në RMV më tepër është përvoja e ndarjes sesa e bashkimit, prandaj ne duam që ky proces të jetë i natyrshëm dhe kemi vlerësuar që deri tash kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, në këtë drejtim do të ecim deri në zgjedhjet lokale, nga zgjedhjet lokale edhe njëherë po e përsëris që mund të shkojmë një hap më tutje, ndoshta edhe me idenë e formimit të një subjekti të përbashkët”, deklaroi Kasami.

Ndryshe, koalicioni VLEN është koalicion i cili ka 14 deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, aty ku kryeparlamentar është Afrim Gashi, emër i propozuar nga ky koalicion parazgjedhor.

Ata janë pjesë e koalicionit qeveritar të Hristijan Mickoskit, së bashku me VMRO-DPMNE dhe ZNAM.