Janë arrestuar dy persona, mashtruan një 79-vjeçare nga Kumanova duke i marrë 100.000 denarë

Më 02.06.2024 në ora 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria I.F (52) nga Kumanova, ndërsa me datë 03.06.2024 S.Sh (57) nga Shtipi është ndaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc, transmeton Portalb.mk.

Ata dyshohen se me datë 01.06.2024 kanë mashtruar një grua 79-vjeçare nga Kumanova për shumën prej 100.000 denarë. Ata e thirrën në telefon duke u paraqitur si policë dhe i kërkuan para për të ndihmuar vajzën e saj të shmangte burgun për një aksident të dyshuar automobilistik në të cilin ajo ishte përfshirë, e ku mbeti i vrarë një fëmijë.

Personat janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.