Janari 2024 ishte më i keq se në 2023 për tregtinë e jashtme në RMV

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar 2024, është 33.9 milion denarë, me ç’rast shënon ulje prej 11.4 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar të vitit 2024, është 49.3 milion denarë, që është për 5.8 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Deficiti tregtar, në janar të vitit 2024, është 15.3 milion denarë. Mbulimi i importit me eksport, në janar të vitit 2024, është 68.8 %.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionë ose anije, prodhime plastovale nga hekuri apo çeliku i paleguar, të paplatinizuar ose të pa veshur dhe katalizatorë të tjerë të mbajtësve.

Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.

Në periudhën janar të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë.

Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar të vitit 2024, është 550.6 milion euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon ulje prej 11.4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjte, është 800.2 milion euro, që është për 5.8 % më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar të vitit 2024, është 249.6 milion euro.

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në janar të vitit 2024, është 600.5 milion dollarë amerikan dhe shënon ulje prej 10.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë nga viti paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjte, është 873 milion dollarë amerikan, që është për 4.8 % më pak krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak.

Deficiti tregtar, në periudhën janar vitit 2024, është 272.5 milion dollarë amerikan.