Izraeli vrau mbi 72 mijë palestinezë në Gaza
Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 ka arritur në 72.073, transmeton Portalb.mk.
Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, ushtria izraelite vazhdon sulmet në Gaza.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza publikoi të dhënat më të fundit për viktimat. Sipas saj, në 24 orët e fundit në spitale është dërguar trupi i pajetë i një personi dhe tetë të plagosur.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, janë vrarë 615 palestinezë dhe janë plagosur 1.651 të tjerë. Nga rrënojat janë nxjerrë edhe 726 trupa.
Në total, që nga tetori 2023, janë vrarë 72.073 palestinezë dhe janë plagosur 171.749.
Autoritetet theksojnë se shumë trupa ende ndodhen nën rrënoja, në zona ku ekipet e shëndetësisë dhe mbrojtjes civile nuk kanë qasje.