Itali, një shqiptar ka vrarë gruan e tij në sy të fëmijëve të tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali. Një shqiptar ka vrarë gruan e tij në sy të fëmijëve të tyre, transmeton Gazeta Shqiptare.

Sipas mediave italiane, 30-vjeçari shqiptar vrau gruan e tij shqiptare 24-vjeç, në kulmin e një debati mes tyre duke e mbytur para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, përkatësisht 4 dhe 6 vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët kanë deklaruar se 30-vjeçari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje të rënduar psikologjike.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm (9 tetor 2024)

Policia italiane po vijon punën për përcaktimin e motivit të ngjarjes.